AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 23:05

Panuçi: Na keni kritikuar për miqësoret, kjo fitore na ndihmon për Skocinë

Panuçi: Na keni kritikuar për miqësoret, kjo fitore na ndihmon

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi tha pas ndeshjes kundër Izraelit se ishte shumë i kënaqur me pjesën e dytë që bëri skuadra, por pjesa e parë ishte e gjitha për tu harruar. Sipas mister Panuçit, skuadra ka ende shumë për tu përmirësuar.

“Është e vërtet, rrezikuam shumë në pjesën e parë, jo për meritë të kundërshtarit por për gabimet tona. E përsëris, nuk u vumë në vështirësi për shkak të kundërshtarit, por për gabimet tona.

Natyrisht, ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur miqësore, me 10 lojtarë që nuk i kishim në dispozicion. Ato ishin dy miqësore testi dhe ju keni bërë gabim që na keni kritikuar. Kemi humbur dy miqësore dhe jo dy finale botërori.

Shumë e rëndësishme ishte kjo fitore për transfertën e Glasgou kundër Skocisë. Kemi për të modifikuar disa probleme të vogla, të shmangim euforinë dhe të fokusohemi te Skocia.

I përcjell komplimente lojtarëve dhe bënë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. E para kishte disa gabime, por reaguam dhe bëmë një pjesë të dytë shumë, shumë të mirë.