AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 08:55

Vuçiç viziton sot Kosovën: Shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime

Vuçiç viziton sot Kosovën: Shqiptarëve u duhet

Para vizitës në Kosovë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se “shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime”. Gjatë vizitës ai do takohet me serbët e Ujmanit, Zubin Patokut, Leposavicit, më pas në disa zona të tjera. Presidenti serb do të qëndrojë në Kosovë dy ditë.

Vuçiç ka komentuar rastin e ndalimit të Marko Gjuriçit për të hyrë në Kosovë. Vuçiç tha se 

Dje në mbrëmje ai tregoi se Lista Serbe nuk e pranon Limajn për kryesues të delegacionit negociator kosovar.

Më tej foli për dialogun në Bruksel dhe faktit që u anulua takimi me Hashim Thaçi ai tha; “Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq.

Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, deklaroi presidenti serb.

AXHENDA

Vuçiç do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.TPZ.AL