AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 23:11

Sulmuesi i Izraelit, Zahavi: Shqipëria e meritoi fitoren

Sulmuesi i Izraelit, Zahavi: Shqipëria e meritoi fitoren

Sulmuesi kryesor i Izraelit, Zahavi foli pas humbjes kundër Shqipërisë, ku u shpreh shumë i zhgënjyer për rezultatin. Sipas tij, Izraeli meritonte më shumë nga ky takim.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mendoj se bëmë një pjesë të parë më të mirë se Shqipëria. Shpresojmë që të marrin gjërat më të mira nga ky takim dhe të përmirësohemi për në ndeshjen e ardhshme.

Kishim shumë shanse për të shënuar, por nuk ia dolëm. Shqipëria shënoi në një rast të vetëm të rrezikshëm dhe ne nuk morëm asnjë pikë. Më vjen keq që skuadra u ndëshkua kështu, pasi meritonim më shumë.

Në minutat e fundit, gjithçka ishte e vështirë. E përsëris, dua që skuadra të marrë më të mirat nga kjo ndeshje dhe të bëjmë më të mirën në shtëpi kundër Shqipërisë dhe Skocisë”.