AKTUALITET, 3 Maj 2019, 09:36

Policia arreston 33-vjeçarin e shpallur në kërkim. I dënuar për plagosje të rëndë me dashje


Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale të “plagosjes së rëndë më dashje”.

Polica bën të ditur se 33 vjeçare nga Elbasani me inicialet S.B është vënë sot në pranga.

Ndaj tij Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim  kombëtar. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

S.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Plagosje e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thekson Policia e Elbasanit