TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Vlorë gjyqi për masakrën e Selenicës vazhdon, por autorin e saj Ritvan Zykajn pas nëntë muajsh i izoluar e ka vizituar vetëm i vëllai. Familjarët e tjerë të tij janë larguar nga fshati dhe nuk pranojnë ta vizitojnë apo të pyesin për të.
Pas nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvanin e masakrës së Selenicës e takon personi i parë.
Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.
Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.
Ritvan Zykaj po gjykohet për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë. Ai ka thënë se i vrau pasi e trajtonin dhe e quanin hajdut të pulave.