AKTUALITET, 3 Maj 2019, 11:11

Aksidenti në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur, shkak parakalimi

Aksidenti në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur, shkak parakalimi


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe sipas reportimeve paraprake, një grua ka humbur jetën dhe 2 persona të tjerë janë  plagosur. Ende nuk dihet identiteti i gruas që ka humbur jetën. Ndërkohë të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit.

Makinat janë përplasur në fshatin Gjocaj dhe dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë një parakalim i gabuar. Dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën në njërin krah të rrugës. Sipas Poilicisë përplasja ka qënë e fortë, duke bërë që 1 grua të humbë jetën.