AKTUALITET, 3 Maj 2019, 11:06

Grabitja në Rinas, s’ka më dyshime, trupi i vrarë nga FNSH i përket Admir Muratajt

Grabitja në Rinas, s’ka më dyshime, trupi i vrarë nga FNSH


Tre javë pas grabitjes në Rinas, mjekësia ligjore ka dorëzuar sot aktin e vdekjes së Admir Muratajt. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjurmët e gishtave, korrespondojnë me ato të Muratajt, duke vërtetuar kështu edhe vdekjen e tij.

Ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017 për në 14 maj, për shkak të mungesës së certifikatës që vërtetonte ligjërisht vdekjen e Muratajt.

Ndërkohë vajza e tij Irini Murataj kërkon ndjekje penale për policët që dyshohet se i vranë të atin më 9 prill, në grabitjen e Rinasit.

Organizatori i disa grabitjeve Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së 6 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte shpallur në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg.