AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 10:55

Gjykata rrëzon Voltana Ademin, Valdrin Pjetri kryetar bashkie në Shkodër

Gjykata rrëzon Voltana Ademin, Valdrin Pjetri kryetar bashkie në


Valdrin Pjetri është konfirmuar zyrtarisht nga Gjykata e Shkodrës si kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, duke rrëzuar kërkesë-padinë e bërë nga Voltana Ademi.

Gjykata e Shkodrës ka konfirmuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatin e Pjetrit, duke iu bashkuar kështu vullnetit të zgjedhësve.

Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, u rikonfirmua si kryebashkiak për mandatin e parë në Shkodër si pjesë e Partisë Socialiste në Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Përballë tij nuk pati asnjë kandidat.