TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër pronarë të disa bizneseve pranë rrugës së Kavajës, janë përballur mëngjesin e sotëm me bllokimin e aktivitetit të tyre, për shkak se ambientet janë kërkuar nga prefektura e Tiranës, që gjendet në të njëjtën godinë.
Në një prononcim për Fax News, pronarët shprehen njëzëri se ata janë me dokumente të rregullta në pronën e tyre, dhe pavarësisht se çështja është ende në shqyrtim në apel, ata janë përballur mëngjesin e sotëm me forca policie në pronën e tyre.
Në mbështetje të këtyre qytetarëve kanë qenë në zonë mëngjesin e sotëm dhe ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli, të cilët u shprehën se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët.
Pronarët e katër bizneseve thanë se ata nuk do të pranojnë asnjë shpërblim qesharak që do t’iu jepet për dyqanet, pasi iu është dashur shumë mund për blerjen e tyre.
Sipas pretendimeve të pronarëve, ky ambient më pas do ti jepet një klienti të preferuar të qeverisë Rama, për të ndërtuar pallat, në këtë zonë e cila është e njohur për çmimin e lartë të njësive të banimit.