AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 22:56

Debati i fortë/ Demo: Po mbron projektin e gruas; Vasili: Nuk jam i martuar, ke haluçilacione

Debati i fortë/ Demo: Po mbron projektin e gruas; Vasili: Nuk jam i

Gazetarja Elsa Demo dhe aktori Later Vasili janë përplasur live në studion e lajmeve në RTV Ora.

Vasili i ka kërkuar Demos të rregullojë shkrimet për teatrin, ndërsa Demo i është kthyer se shkrimet kanë qenë të gruas së tij dhe ai është në konflikt interesi.

Pjesë nga debati: 

Demo: A mund të të bëj një pyetje?

Vasili: Ti rregullo shkrimet për teatrin.

Demo: Shkrimet për gruan tënde thua ti? Projekte për gruan tënde. Po ti po mbron projektin tënd. 

Vasili: Nuk jam i martuar. Se mor merr mamanë time dhe thua Laerti është i martuar, Prandaj them ke haluçilacione. 

Demo: Ti po flet për një projekt që unë kam shkruar dhe ti ke marrë paratë në Ministrinë e Kulturës.

Vasili: Nuk ka qenë projekt i imi, ka e painformuar je. 

Demo: Ka qenë i shoqes tënde. Dhe ti ke luajtur. Ke konflikt interesi.