AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 09:52

FOTO/ Kapen 55 kg drogë në Morinë, shikoni ku e kishte fshehur shoferi


Një sasi prej 54 kg drogë ishte fshehur në dyshemenë e makinës dhe po tentohej të largohej nga Shqipëria.

Droga fillimisht u identifikua përmes skanimit të makinës tip Opel Meriva dhe më pas u dërgua për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare në Morinë.

Njoftimi:

Gjatë kontrollit të përbashkët u përzgjodh për skanim nje automjet te tipit Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K. Gjatë procedurës së skanimit nga ana e doganierëve të Degës Doganore Morinë dhe punonjësve të skanerit është vërejtur dhe markuar si pjesë e dyshuar, dysheme e mjetit, ku më pas është dërguar për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare, duke mundësuar kontroll të detajuar, të përbashkët, me Degën Doganore Morinë” thuhet në njoftimin e doganës.

Për veprime/hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare.