AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 08:24

Shpërthim tritoli te “Komuna e Parisit” në Tiranë

Shpërthim tritoli te “Komuna e Parisit” në Tiranë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal.

Shpërthimi i fuqishëm mësohet se ka ndodhur në lokalin “Diva”, në zonën e komunës së Parisit.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshimet e para janë që lënda plasëse e llojit tritol të jetë vendosur nga një person i cili ka lëvizur me një makinë tip “Audi”.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe as identiteti i pronarit të lokalit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.