TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i Arsenalit Mesut Ozil, i ka shpëtuar sulmit të një bande kriminale në Angli. Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, ishte duke udhëtuar bashkë me bashkëshorten e tij, kur një bandë i vihet në ndjekje dhe i kërkon të ndalojë.
Ozil i frikësuar vijon rrugën, ndërkohë që banditët e kanë qëlluar disa herë makinën me tulla e sende të tjera.
Ozil ishte duke parë një garë në veri të Londrës, kur banditët kanë tentuar ta sulmojnë dhe grabisin. Ka qenë shoku i skuadrës të Arsenal, Kolasnic, i cili ka parë sulmin ndaj Ozil dhe më pas është vënë në ndjekje për ta shpëtuar nga banditët.
I frikësuar për jetën Ozil vendos të ndalojë në një restorant turk në Londër dhe bashkë me gruan arritën që të futen brenda. Punonjësit e restorantit kanë mbyllur derën, ndërkohë që shoku i Ozil, Kolasnic, ka luftuar me banditët.
Mediat në Angli thonë se Ozil iu desh të vraponte për jetën. “Dukej shumë i tmerruar” thanë banorët e zonës për “The Sun”.