AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 22:53

Cakaj ua merr në kthesë filozofëve, hallall po e dëshifruat çfarë ka shkruar

Kryeministri Edi Rama u kundërshtua së tepërmi pas propozimit të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm. Kjo jo vetëm për mungesën e eksperiencës, por edhe të formimit. Madje edhe presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi, duke e detyruar Ramën që të vetëshpallej ministër i Jashtëm.

Gent Cakaj ndër të tjera u bë shumë i famshëm për shkak të gafave të tij të panumërta, një ndër to edhe ngatërrimi i vargjeve të poemës “Bagëti e Bujqësi”, të shkrimtarit të madh Naim Frashëri. Gjithashtu, Cakaj përdor një gjuhë shumë të ndërlikuar, që nuk kuptohet nga masa e madhe e popullsisë.

“Kostruktiviteti dhe elokuenca kreative afeksionuese mbi produktuktivitetin mbresëlënës sinjifikativ të establishmentit, ruan një posturë të stabilitetit konseguent mbi ecurinë prosperative, pas suspenduar luajalitetin kredibël të qeverisjes.”, shkruan Cakaj në një nga postimet e tij.

Kjo deklaratë e Cakajt është e çrregullt dhe e rrëmujshme dhe vështirë se mund të dëshifrojë njeri mesazhin. Gjithashtu vihet re se shumica e fjalëve të përdorura janë të huazuara dhe larg shqipes standarte.

Kujtojmë se Rama e quajti Cakajn një nga njerëzit më të ditur dhe më të lexuar në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që Cakaj përdor këto terma, është se nuk do të nxjerrë keq Ramën, i cili e mburri përpara gazetarëve. Mirëpo duke përdorur këtë lloj artikulimi, Cakaj i largohet masës, e cila kërkon një gjuhë të thjeshtë dhe pa nënkuptime.