AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 09:27

Itali, demokratët mocion mosbesimi për Salvinin

Itali, demokratët mocion mosbesimi për Salvinin


Partia Demokratike në Itali pritet të propozojë një mocion mosbesimi kundër ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini.

Qëndrimi u bë i ditur të mërkurën kur Salvini refuzoi t'i përgjigjej interpelancës së thirrur në lidhje me akuzat se partia e tij “Lidhja” ka marrë financime nga Rusia.

Zëvendëskryeministri italian caktoi eprorin, Xhuzepe Konte, që t'i adresohej parlamentit, por aleatët e qeverisë nga "Lëvizja 5 Yjet" nuk e pritën mirë, dhe u larguan në shenjë proteste përpara se ai të merrte fjalën.

Ky i fundit deklaroi se kishte besim të plotë te ministri i vet dhe se qeveria nuk është e ndërvarur nga Rusia.

"Politika jonë e jashtme nuk kushtëzohet nga raportet që forca individuale politike kultivojnë në nivel dy- ose shumëpalësh me aktorë të jashtëm.

Ndërsa pozicioni ynë rreth Rusisë, në veçanti, lidhet me interesat kombëtarë, duke marrë parasysh edhe anëtarësinë tonë në NATO dhe Bashkimin Europian,"-tha Conte.

Skandali për financimet ruse u raportua nga mediat vendëse rreth dy javë më parë.

Gazetarët zbuluan se zyrtarë të partisë "Lidhja" kishin biseduar me persona të paidentifikuar në Moskë që operatori italian i energjisë të furnizohej me rreth 58 milionë euro naftë me çmim të ulët nga një kompani ruse, dhe diferenca do i shkonte financave të partisë.

Kontaktet mendohet se u vendosën nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Salvinit, Xhanluka Savoini.

Vetë ministri i Brendshëm i ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa për çështjen ka nisur një hetim zyrtar.