TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Gjykata me vendimin nr.1972 të datës 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Sipas policisë arrestimi i Stresit ishte kryer gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, i dyshuar si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.
Arrestimi u krye nga Njësia Hetimore e Task- Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
Policia tha mbrëmjen e së mërkurës se ndalimi i 31-vjeçarit Arkimed Lushaj u bë pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal. TPZ.AL