TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas apelimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila pezulloi punimet mbi lumin Valbona, Gjykata e Tropojës vendosi që të hidhte poshtë këtë vendim dhe të lejojë vazhdimin e punimeve punimeve. Kjo nuk është pranuar dhe përmbaruesi Eduard Mrishaj, ka apeluar vendimin në Gjykatën e Shkodrës.
Kjo e fundit ka dhënë vendimin e saj sot, ku ndërsa ka shqyrtuar kërkesën për apelim, shprehet se është jashtë afateve, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Tropojës, e cila i jep dorë të lirë punimeve mbi Valbonë.
Në sqarimin e vet Gjykata shprehet se është shkelur procedura nga ana e përmbaruesit Eduard Mrishaj, e kësisoj ai duhet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Me këtë vendim, firma që kryen punimet e HEC-it mbi Valbonë vazhdon punën deri në një vendim tjetër.