AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 13:03

Bulqizë/ Minatori goditet në kokë nga një masiv guri, ndërron jetë

Bulqizë/ Minatori goditet në kokë nga një masiv guri,
Gjen vdekjen në minierën e Bulqizës një 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje  në galerinë e zonës D të minierës teksa 53-vjeçari A.Allushi po punonte.
Mësohet se A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit te minierës. Pas kësaj, 53-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.