TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka thënë sot se debati mbi kufijtë e Kosovës është një përplasje e fortë SHBA-Europë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se në këtë përplasje interesash ne nuk llogaritemi fare.
“Debati mbi kufijtë e Kosovës dhe jo vetëm, në të cilin gjendemi këto kohë, vjen në fakt si përplasje e fortë SHBA-Europë.
Në këtë përplasje madhore interesash ne nuk llogaritemi, por thjesht përdoremi si efekt kolateral.”-u shpreh ai.
Më tej, ish-ministri shtoi se pyetja kryesore tani nuk është nëse do të ndryshojnë apo jo kufijtë, por se cilën anë do mbajmë ne.
“Pyetja në të vërtetë nuk është a do i ndryshojmë, apo jo neve kufijtë?! As se cili është teksti i marrëveshjes X apo Y?
Pyetja për ne është me kë jemi në këtë përplasje: me SHBA apo me Europën (Gjermaninë)?
Me të dy krahët qartësisht është e pamundur të jesh.
Në Europë jetojmë, lëvizim lirisht dhe kemi volumin tregtar më të madh.
Në SHBA kërkojmë liri, ushtri e mbështetje politike sa herë jemi në hall, megjithëse nuk shkojmë dot pa viza dhe se volumi tregtar me Amerikën është thuajse i papërfillshëm.
Personalisht mbetem Europian në çdo rrethanë e çdo situatë”-thotë Ylli Manjani./