AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 11:51

Takimi me ambasadorët e BE, Kryemadhi jep detaje: Ja për çfarë biseduam

Kur ndan pak me shume se nje jave nga protesta e paralajmëruar e opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e BE-së te akredituar ne vendin tone.

monika kryemadhi

Pas takimit qe ka zgjatur rreth nje ore, Kryemadhi ka dhene nje deklarate per mediat, ku ka sqaruar edhe qellimin e ketij takimi.

“Ky eshtë takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt. Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër”- tha ajo.

Kryemadhi nuk ka dhene shume detaje, nese pjese e takimit ka qene dhe diskutimi per protesten e opozites me 16 shkurt, duke thene shkurt: Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari. Pasi të gjithë shqiptarët duan të ndryshojnë këtë realitet të hidhur, nuk kanë shtetin që meritojnë.