AKTUALITET, 13 Prill 2018, 11:08

Gjen vdekjen teksa punonte 61-vjeçari në Shkodër, arrestohet një person

Gjen vdekjen teksa punonte 61-vjeçari në Shkodër, arrestohet

Një 61 vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Shkodër, pasi gjatë punës është rrëzuar nga një ndërtesë tre katëshe.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Guerrile”, ndërsa viktima është identifikuar si Xhevit Ceni. Lidhur me këtë ngjarje blutë e Shkodrës kanë arrestuar Kolë Pohjan i cili është suprevizor ndërtimesh dhe rezulton i palincensuar.

Mbi Phojan rëndojnë akuzat “Punësim i pa ligjshëm ”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, momentalisht ai po mbahet në ambientet e komisariatit të Shkodrës ku do të merret në pyetje.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal.