AKTUALITET, 12 Prill 2018, 23:10

Strakosha pëson 3 gola në 4 minuta, Lazio jashtë E.League, Salzburg në gjysmëfinale

Strakosha pëson 3 gola në 4 minuta, Lazio jashtë E.League,

Salzburg vazhdon të dhurojë surpriza këtë sezon në Europa League, ku pasi la jashtë këtij kompeticioni Dortmundin, ka bërë të njëjtën gjë edhe me Lazion e Strakoshës.

Skuadra italiane kishte fituar 4-2 ndeshjen e parë në Romë, por në takimin e kthimit në Austri është dorëzuar.

Skuadra në të cilën bën pjesë edhe kosovari Valon Berisha ka fituar 4-1, duke eliminuar skuadrën e fundit italiane nga Europa League.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola ndërsa plotë 5 u shënuan në pjesën e dytë, 3 nga të cilët Strakosha i pësoi në harkun kohor të 4 minutave.

Kualifikohet për në gjysmëfinale edhe Marsejë që mposhti Lajpcig 5-2.

Edhe pse u barazoi në Rusi 2-2, Arsenali kalon për më tej, me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Atletiko Madrid gjithashtu i bashkohet ekipeve gjysmëfinaliste edhe pse Sporting fitoi sot 1-0. Spanjollët kishin fituar takimin e parë me rezultatin 2-0.

Ndeshjet

CSKA Moskë-Arsenal 2-2 (Çalov 39′, Nababkin 50’/ Uellbek 75′, Ramsi 92′)

Marsejë-Lajpcig 5-2 (Mitroglou 6′, Sarr 9′ , Thauvin 38′, Pajet 60′, Sakai 94’/ Bruma 2′, Augustin 55′)

Salzburg-Lacio 4-1 (Dabur 56′, Haidara 72′, Hee-Chan 74′, Lainer 76′ /Imobile 55′)

Sporting L.-Atl.Madrid 1-0 (Montero 28′)

 

Strakosha i pësoi në harkun kohor të 4 minutave.

Lojtës Videosh

00:00

00:15

Lojtës Videosh

00:00

00:15

Lojtës Videosh

00:00

00:22

Lojtës Videosh

00:00

00:11

Lojtës Videosh