TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA dhe Rusia mund të gjejnë një rrugëdalje nga tensioni u madh per Sirine nëse flasin me njëri-tjetrin, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, por nëse Uashingtoni do të nisë një sulm, Moska do të qëndrojë pranë popullit të saj.
Në një intervistë me Sky News të enjten, Zakharova theksoi se Moska dhe Uashingtoni nuk duhet të lejojnë tensionet mbi Sirinë të spiralizojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë në terren.
I pyetur për shanset e një skenari te luftes në të cilin gjaku i Rusisë dhe Amerikës do të derdhet si rezultat i aksionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, Zakharova tha se Moska dhe Uashingtoni kanë të gjitha mjetet për të parandaluar një përballje të tillë dhe pasojat e tij potencialisht shkatërruese.
“Ne jemi duke jetuar në vitin 2018 dhe kemi të gjitha llojet e komunikimit, duke përfshirë edhe Twitter, dhe ne mund t’i zgjidhim të gjitha pyetjet si kjo – vetëm të marrësh telefonin, vetëm të dërgosh mesazhe – dhe mendoj se ky është rasti që duhet të zgjidhet me bisede, jo përmes forcës”- tha ajo, raporton RT.
Zakharova përsëriti se Rusia do të mbrojë njerëzit e saj në terren, nëse raketat fillojnë të fluturojnë.
Duke komentuar deklaratën e mëparshme të të dërguarit të Moskës në Liban, Alexander Zasypkin, i cili paralajmëroi se ushtria ruse rezervon të drejtën për të kapur raketat hyrëse dhe për të goditur vendet e nisjes në rast të një sulmi, Zakharova tha se fjalët e të dërguarit duhet të kuptohen në kuptimin që Rusia nuk do të braktisë njerëzit e saj.
“Do të theksoja edhe një herë dhe kjo ishte ideja e ambasadorit tonë në Liban, si dhe se Rusia do të mbrojë njerëzit e saj në terren. Është e qartë,” i tha Zakharova Sky.