AKTUALITET, 13 Prill 2018, 10:03

FOTO/ Policia e Tiranës ndalon ‘Stresin’, arsyeja

Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme këngëtarin Arkimed Lushajn, i njohur me emrin ‘Stresi’.

Burime nga policia thanë se e kanë ndaluar ‘Stresin’, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Motivet e shoqërimit nga uniformat blu janë ende të paqarta, pasi nuk është bërë e ditur se çfarë kanë gjetur në shtëpinë e tij.

Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 Stresi do të kishte një koncert live në qytetin e Shkodrës.

ImageImage