AKTUALITET, 13 Prill 2018, 09:00

Arrestohet i “forti” i “Myslym Shyrit”, emër i njohur për policinë

Arrestohet i “forti” i “Myslym Shyrit”, emër i

Arrestohet nga forcat operacionale të policisë së Tiranës, Gjergj Cukali, i njohur si “i forti” i “Myslym Shyrit”.

Cukali u arrestua mbrëmë në mesnatë në afërsi të ish-Ekspozitës, pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë.

I duhej të qendronte në shtëpi sipas një vendimi të gjykatës që kishte caktuar ndaj tij masën më të lehtë se ajo e arrestit në burg.

Pas thyerjes se masës së arrestit Cukali rrezikon edhe deri në 4 vite burgim.