AKTUALITET, 13 Prill 2018, 08:41

Shqiptari masakron të bijën 1-vjeçe, i thyen dy brinjë. E vogla rëndë në spital

Shqiptari masakron të bijën 1-vjeçe, i thyen dy brinjë. E

Një vogëlushe 1-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Firenzes dhe shkak për këtë është bërë masakrimi që i është bërë nga i ati.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se vajza kishte dy brinjë të thyera dhe shume plagë të tjera në fytyrë dhe trup, ndërsa në pranga kanë vënë babain 48-vjeçar, i cili e ka dhunuar të voglën kur bashkëshortja e tij ka qenë në punë.

Alarmin e ka dhënë pikërisht nëna, e cila kishte marrë në telefon të shoqin për të pyetur si ishte vajza, por ka kuptuar se ai ishte tërësisht i dehur dhe ka ndjerë se diçka e keqe kishte ndodhur.

E alarmuar ka njoftuar motrën që të shkojë për të parë. Dhe kur ajo ka vajtur në shtëpi, vajza ka qenë e nxirë, e fryrë në fytyrë dhe gati pa ndjenja.

Policia ka theksuar se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa vijojnë hetim.