AKTUALITET, 13 Prill 2018, 09:05

‘Ushtritë tona janë aty, situata e rrezikshme’, alarmi i ambasadorit rus në OKB

‘Ushtritë tona janë aty, situata e rrezikshme’, alarmi i

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë pritet të takohet sot për të diskutuar për “këcërnimet e paqes ndërkombëtare”, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, raporton TASS.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya ka deklaruar prere se “Prioriteti i menjëhershëm është që të shmanget rreziku i luftës”.

Sipas tij, “ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e sulmeve ajrore të Perëndimit, që mund të përshallëzohen në një konflikt më të gjerë”, duke kujtuar mesazhet e luftes nga Ushaingtoni drejt Moskes zyrtare.

“Rreziku i përkshakllëzimit është më i lartë se sa përshkallëzimi në Siri, sepse ushtritë tona janë aty… Prandaj, situata është shumë e rrezikshme”, ka thënë Nebenzya, raporton Rel.

Rusia ka mijëra trupa dhe këshilltarë ushtarakë në Siri si dhe dhjetëra avionë luftarakë në bazën ajrore në Hmeymim. Po ashtu, ka 10 deri në 15 luftëanije në brengdetin e Sirisë.

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme në OKB vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump duket se ndryshoi komentet e tij për sulme ajrore në Siri, duke thënë se “kurrë nuk e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo shumë shpejt”.

Trump është zotuar se do t’i përgjigjet Sirisë dhe aleatëve të saj për sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë, ku u vranë dhjetëra persona.