AKTUALITET, 28 Nëntor 2020, 09:53

“Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”, Soreca: Sot u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën jetën nga koronavirusi

Ambasadori i Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar Festën e Pavarësisë.

Soreca shkruan në rrjetet sociale se në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ne zgjedhim të bëjmë nderime për jetët e humbura nga Covid-19.

Ndër të tjera ai thekson se BE do të jetë pranë shqiptarëve në çdo sfidë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!

Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë.

BE qëndron pranë shqiptarëve.

# Më të fortë së bashku,” shkruan Soreca.