TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Videoja emocionuese, tregon se si heronjtë me uniformë, në SHBA, Gjermani, Francë, SHBA, Itali, Afrikë, Afganistan, urojnë vendin tonë për ditën e shpalljes së Pavarësisë.
“Gëzuar pavarësinë Shqipëri,”- janë fjalët që dalin nga goja e tyre dhe në shumë raste jo të shqiptuara mirë.
Videoja është publikuar nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë.
Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.