AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 22:44

28 viktima dhe 1093 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

28 viktima dhe 1093 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3,084 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 1093 raste.

Sipas autoriteteve 28 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 819 pacientë janë shëruar.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 59,701 raste.