AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 21:00

“Xhaçka fushatë në Dibër me helikopterin e FA-ve”, Gent Strazimiri: Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge mund të ishin blerë mijëra teste anti-covid

“Xhaçka fushatë në Dibër me helikopterin e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me akuzat e opozitës se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përdorur në fushatë elektorale helikopterin e FA-ve.

Sipas Strazimirit, kur ministrat kapen në flagrancë, thonë se; nuk është ashtu siç duket’. Demokrati shton se “me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë.”.

REAGIMI I STRAZIMIRIT

Më në fund, Olta Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.

Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…

“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”,

*as në Shqipëri,

*as në vendet NATO,

*madje as në Afrikë!

Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë xhaçka, po e përdorin për

* “Shqipëria që duam”

dhe

* “Mati që duam”,

dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”!

Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë…

Por jo!

Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…