AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 21:36

E paprecedentë/ Humbi jetën te Spitali Invektiv, agjentit të OFL-së i vjedhin portofolin

Valbona Pema, gruaja e Florian Pemës, agjentit të OFL-së që ndërroi jetë tek Spitali Infektiv pas infektimit me Covid-19, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë. Ajo është paraqitur në komisariatin nr.4 të Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e sendeve personale të të shoqit.

AbcNews shkruan se në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, Valbona Pema ka treguar se pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu, në xhepa mungonte portofoli ku kishte rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi. Humbja e tyre nuk dihet si ka ndodhur.

Në Spitalin Infektiv Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa në morg trupi qëndroi disa orë. Pema ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Efektivi i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë një javë më parë pasi ishte i prekur nga Covid 19.