AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 22:05

“Rama s’mbajti asgjë fjalë për tërmetin”, Gazment Bardhi bën bilancin: Shumë premtime, pak punë

“Rama s’mbajti asgjë fjalë për tërmetin”,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me bilancin që solli pak më herët kryeministri Edi Rama sa i takon procesit të rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bardhi theksoi se procesi i rindërtimit është një nga dështimet e mëdha të Ramës. Sipas demokratëve Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin., ndërsa shtoi se iu ka dhënë shumicë fondesh klientëve të vetë.

REAGIMI I BARDHIT

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

? Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. ?

? Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. ?

? Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. ?

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!