AKTUALITET, 28 Nëntor 2020, 09:03

Festa e Pavarësisë, Rama uron me fjalët e Ismail Qemalit: Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë

Festa e Pavarësisë, Rama uron me fjalët e Ismail Qemalit: Flamuri

28 nëntori i 2020 shënon edhe 108 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Këtë vit Festa e Flamurit këtë vit do të festohet në kushte pandemie, për shkak të kushteve pandemike ceremonia në sheshin e flamurit do të diktohet nga rregullat kufizuese.

Përveç krerëve te shtetit ne Vlorë do të ketë shumë vizitorë, ndaj kreu i bashkisë ka një thirrje për ata qe duan te festojnë; të shmangin grumbullimet.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në ditën e Flamurit ka zgjedhur që ditën ta nisë me fjalë të çmuara nga Ismail Qemali.

“Flamuri ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri!Rroftë Shqipërija!”