AKTUALITET, 28 Nëntor 2020, 09:12

Sot, 28-nëntor, 108 vite pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë

Sot, 28-nëntor, 108 vite pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e

Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”.

Shqipëria mbush sot 108 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28-nëntor të vitit 1912.

Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur.

Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Ngritja e flamurit në Vlorë nga i madhi Ismail Qemali, është konsideruar edhe si nëntori i dytë.

Ajo që e bën ndryshe sot këtë festë është fakti që vendin tonë e ka gjetur të mbërthyer nga pandemia e Covid-19.

Kjo sigurisht i lë shqiptarët pa e nxjerrë entuziazmin për të ngritur flamujt kuqez nëpër sheshe e për të brohoritur në emër të Pavarësisë së vendit, siç ka ndodhur çdo vit.

Kësaj here, i mbërthyer nga kthetrat e pandemisë, Shqipëria nuk do ta ndjejë erën e festës së Pavarësisë.

Madje autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi sot, duke shmangur grumbullimet, infektimet dhe njëkohësisht gjobitjen.