AKTUALITET, 18 Mars 2019, 20:22

VIDEO/ Erion Veliaj shton rojet e sigurisë. Nga kush ka frikë kryebashkiaku i Tiranës?

VIDEO/ Erion Veliaj shton rojet e sigurisë. Nga kush ka frikë

Një ditë më parë gjatë festimeve për Ditën e Verës, Erion Veliaj i shpëtoi një sulmi me bojë nga dy të rinj, që siç u mor vesh më pas ishin aktivistë të opozitës. Nisur nga ky incident kryebashkiaku i Tiranës ka shtuar masat e sigurisë gjatë lëvizjeve në publik. Akil Kraja, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka publikuar një video teksa shihet Erion Veliaj në një nga rrugët e kryeqytetit. Ajo që bën përshtypje janë policët e shumtë, me uniformë dhe civilë, që shoqërojnë kryebashkiakaun. Me ç’duket Veliaj i druhet ndonjë sulmi me bojë, si ai që provoi shefi i tij në krye të qeverisë gjatë seancës në Kuvend.