TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave të Taulant Ballës në drejtim të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili sipas tij, ka porositur për të krijuar rrëmujë në delegacionin Shqiptarë në Parlamentin Europian, ka ardhur reagimi i Genc Pollos.
Përmes një postimi në “Facebook” Pollo i përgjigjet Ballës duke i thënë se Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian.
Sipas tij zgjedhja e Ballës në PPE diskrediton Shqipërinë.
Postimi i plotë: Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh.Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin”, thuhet në reagimin e Genc Pollos. TPZ.AL