TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Stelios Moisidhis, botoi disa fotografi të një personi në plazh duke thënë se i përkisnin një të zgjedhuri lokal në Shqipëri. "RD" raportoi se personi në foto është Nuri Belba, kryebashkiaku i Përrenjasit.
Ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk është personi në foto dhe se nuk ka pushuar në Greqi, por në Shqipëri. Gjithashtu, Belba shprehet se gazetari grek ka bashkëpunuar me ish kryetaren e bashkisë.
Reagimi i Belbës:
Kur humbet udhën e arsyes edhe mundësinë për të vijuar me abuzimet ,s’të ngel gjë tjetêr veçse të kapesh pas sajesave.
Është për të ardhur keq që gazetari grek i përdorur nga ish-kryetarja është ne të njejtin standart me ish gazetaren që eshte paguar për kater vite më kot.
Une kam pushuar në bregdetin tonë edhe jo në plazhin grek ashtu siç aludojne nëpër portale , kjo është lehtesisht e vertetueshme, por edhe fotoja e publikuar nuk eshte e imja sepse kjo foto qarkullon prej tre vitesh nëpër kazanet e paguara nga ish-kryetarja që ka kuptuar që loja e piset e saj ka mbaruar edhe i ngel vec të njollos figurën time, me imagjinatën e vobëkt skenari i së cilës vjen nga sikleti i perballjes me drejtesinë.
Koha per mua është shume e vyer edhe jam i vendosur ta perdor per t’iu sherbyer banoreve, por ne asnje moment nuk do anashkaloj kurresesi pa i vene para drejtesise gazetarin grek edhe “kolegen ”e tij Mirandën e cila nuk do te ketë vetëm kallzimin penal për shpifje por edhe per çdo abuzim dhe vjedhje qe ka bere gjate 4 viteve qeverisje ne Prrenjas.
/TPZ.al/
