AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 17:06

Orët vendimtare për Italinë, konsultimet për qeverinë e re drejt fundit

Orët vendimtare për Italinë, konsultimet për qeverinë e

Bisedimet mes palëve politike për mundësinë e krijimit të një qeverie të re në Itali, me qëllim parandalimin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, janë drejt përfundimit.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka zhvilluar bisedime me krerët e partive në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që u thellua me dorëheqjen e kryeministrit Giuseppe Conte, pas divergjencave me ministrin e Brendshëm, njëherësh kreu i “Lega”-s, Matteo Salvini, i cili u tërhoq nga koalicione me populistët e majtë të “5 Yjeve” për të garuar i vetëm për potin e kreut të ekzekutivit.

Mattarella ka njoftuar se do të shpërndajë Parlamentin, nëse deri në mesjavë nuk do të ketë garanci për krijimin e një koalicioni që t’i sigurojë vendit një qeveri jetëgjatë.

Por, gjatë fundjavës dhe nisjes së kësaj jave, Lëvizja “5 Yjet” dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë, janë përpjekur të krijojnë një koalicion të ri funksional, për të evituar shkuarjen në zgjedhje, duke zhgënjyer edhe pritshmëritë e Salvinit.

Konsultimet mbyllen sot, pasi Matarella të presë përfaqësuesit e PD-së, Forza Italia-s të ish-kryeministri Silvio Berlusconi, “Lega”-s dhe “5 yjeve”.