TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U ndërtua rishtazi dhe mes shumë dilemash, por pas fitores “in extremis” në javën e parë përballë Flamurtarit, Skënderbeu arriti të befasojë sot në Laç, duke triumfuar me përmbysje me rezultatin 1-2.
Vendasit e Sulejman Starovës vinin pas humbjes me një ndeshje shumë të dobët në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e nisën vrullshëm takimin e sotëm, duke dominuar pjesën e parë dhe gjetur golin e avantazhit me anë të sulmuesit Kyrian Nëabueze.
Megjithatë korçarët ndryshuan shumë në lojën e tyre në pjesën e dytë dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 48’, pas një goli mjaft të bukur të shënuar nga sulmuesi i talentuar Dejvi Bregu.
Të besuarit e Dajës nuk u mjaftuan me kaq dhe në minutën e 66’ arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të sulmuesit Otto John, i cili u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të takimit, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.
Përfundoi në barazim pa gola sfida mes debutuesve të Superiores, Bylisit dhe Vllaznisë, rezultat ky që u shkon më shumë përshtat shkodranëve, që largohen me një pikë mjaft të vlefshme nga transferta mallakastriote.
Java e dytë e Kategorisë Superiore do të mbyllet mbrëmjen e sotme me sfidën mes Flamurtarit dhe Kukësit, që do të zhvillohet në Vlorë.