AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 17:26

Aksident në aksin Peshkopi-Bulqizë, përmbyset furgoni me pasagjerë

Aksident në aksin Peshkopi-Bulqizë, përmbyset furgoni me

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në Dibër, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Një furgon me një gjysmëdyzinë pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në tatëpjetë, por rënia e tij mbi lumin Drin ka mbetur pezull falë një peme.

Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit .