TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi elektroal në Mitrovicë, ka zgjedhur të flasë edhe për idenë për shkëmbimin e territoreve.
“Muj me ju konfirmu që Trepça është punë e kryme, në atë se e kujt është, po tash çka na del përpara është një plan biznesi se qysh me e zhvillu, çka ndodhë e e kujt është Trepça është zgjedhë, pahiri i ka ndodhë me u zgjedhë kjo nën qeverisjen time. Tash kërkohet një plan biznesi, nëse kemi ditë me ardhë deri te ky moment, bashkë mundemi edhe me nisë zhvillimin e Trepcës”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, ditën që e ka marrë detyrën si kryeministër, i ishte thënë se puna e shkëmbimit të territoreve ishte e kryer e do të bëhej.
“Kur e kam marrë detyrën e qeverisë, mu mu ka shkru se ski çka bën se po ndahet po copëtohet Kosova, më kanë thënë se më vjen keq po sun e ndalë, kanë vendos të mdhajtë, janë ata, kam punu intevsiizisht s’ndodhë ajo, ska me u nda Kosova. Prej faktorit vendor e kam pas rolin më të vështirë të mundshëm me ndalë ndarjen, ka jemi na barra ma e madhe më ka rënë mu”, tha ai.
Pa përmendur emra, Haradinaj, i ka quajtur të gjithë ata që kanë diskutuar për territoret folklorista që kanë punuar në shërbim të ndarjes.
“Keni këtu folklorista çkas keni, që dalin e flasin e bëjnë Pazar, po aty ku bëhen punët e mëdha s’janë kanë ata, kanë prit kur të ndahen me dal me fol, në fakt i keni pas në shërbim të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.