TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy kopshtarë kanabis përballen me burg dhe dëbim pasi u kapën me 90 bimë në një fermë me vlerë deri në 75,000 paund. Anest Samurri, 36 vjeç dhe Elidijon Vukza, 30 vjeç, tani të dy duan të shkojnë në shtëpi në Shqipëri pas arrestimeve të tyre për kultivimin e drogës në shkallë të gjerë.
Ata u përpoqën të iknin nga pjesa e pasme e shtëpisë me tre dhoma gjumi dhe tarracë në Thornaby ndërsa policia nisi aksionin e kontrollit më 29 korrik.
Samurri u ndalua tek dera, ndërsa Vukza, në oborrin e pasmë, teksa me vete kishte edhe 1 170 paund.
Prokurori Jenny Haigh tha: “Prona u kontrollua. Ajo ishte shndërruar në një fermë tregtare kanabisi në shkallë të gjerë”.
“Kishte një numër zonash në rritje. Kishte pajisje për të rritur kanabisin.Kishte dy dhoma të konvertuara plotësisht dhe prova që dhoma të mëtejshme po përgatiteshin për kultivim”.
Oficerët gjetën 56 bimë kanabis në një dhomë, 34 në një tjetër në periudha të ndryshme rritjeje.
Një oficer i drogës vlerësoi vlerën e drogave në mes 25,200 dhe 75,000 paund.
Samurri dhe Vukza, të dy pa adresë fikse dhe të ndihmuar nga një përkthyes në gjykatë, pranuan se prodhuan drogën e Klasit B.
Alex Bousfield, duke mbrojtur Samurrin, tha se ai veproi për shkak “dëshpërimit të qartë”.
Ai tha se burri humbi një gisht në një aksident industrial, luftoi për të gjetur punë dhe erdhi në Mbretërinë e Bashkuar “me kamion”.
“Por kur arriti këtu situata ishte jashtëzakonisht e vështirë për të,” tha zoti Bousfield.
“Ai nuk kishte asnjë mjet për të mbështetur veten dhe nuk kishte asnjë mundësi për t’u ushqyer. Për këtë arsye, ai mori përsipër të punonte në një shtëpi kanabisi për të siguruar para për ushqim”.
“Nëse do të kishte zgjedhje të lirë dhe para, do të dëshironte dëshpërimisht të kthehej në Shqipëri. Ai ka dy fëmijë të vegjël dhe do të dëshironte të mos i kishte lënë në shtëpi”.
Paul Green, për Vukzën, tha se erdhi në këtë vend për një jetë më të mirë pasi punoi si kamerier për nëntë vjet.
Ai punoi në Londër dhe planifikoi të dërgonte para në shtëpi në Shqipëri, ku ai ishte mbështetja e vetme për nënën dhe vëllain e vogël.
Ai udhëtoi në Middlesbrough për punë por nuk gjeti dot, atëherë atij iu “tha se mund të banonte në banesën në fjalë për t’u kujdesur për bimët”.
Gjyqtari i burgosi ata për nga një viti secili dhe më pas do t’i nënshtrohen procedurave të dëbimit.