SPORT, 1 Nëntor 2017, 12:15

Gabriel Jésus dhe 11“përbindshat” e rinj të futbollit

Revista franceze “France Football” e cila vlerëson çdo vit me trofeun e “Topit të Artë” lojtarin më të mirë të sezonit, ka publikuar një listë me 12 lojtarët e rinj më të mirë të panoramës europiane.

Të 12 talentet e përzgjedhur kanë diçka që i dallon nga të tjerët dhe krijojnë idenë se do të jenë pikërisht ata që dominojnë skenën e së ardhmes.

Kryesohet kjo listë nga lojtarët e Manchester City-t i cili këtë sezon duket sikur “ecën mbi ujë”I pari është sulmuesi 20-vjeçar Gabriel Jesues, për të vijuar me shokun e tij të skuadrës Sané. Emrat e tjerë janë: Alli, de Light, Asensio, Dembelé, Mbappé, Mount, Viera, Vinicius jr, Maximiliano Romero, Donnarumma.