AKTUALITET, 8 Gusht 2019, 19:22

Ilir Meta krijon “ekspozitën” para Presidencës, krahason Teatrin Kombëtar me Apolloninë



Para godinës së Presidencës së Republikës së Shqipërisë janë vendosur ditën e sotme disa fotografi të Trashëgimnisë kulturore duke krijuar një “ekspozitë” me to.

Presidenti Ilir Meta përmes këtyre fotove të varura në kangjellat rrethuese të Presidencës, ka vënë edhe foton e Teatrit Kombëtar duke e krahasuar atë me Apolloninë, një prej monumenteve më të vjetra kulturore shqiptare.

Kjo “ekspozitë” para Presidencës, vjen pas shumë kohëve rezistencë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.