LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 13:38

FOTOT/Fejohet vajza miliardere dhe poston fotot që çdokush do i kishte zili

FOTOT/Fejohet vajza miliardere dhe poston fotot që çdokush do i

Një nga vajzat më të pasura në botë, Paris Hilton, është fejuar.

Hilton me sa duket po jeton ëndrrën e saj, kështu lë të kuptohet përshkrimi i saj në fotot e fundit në Instagram.

36-vjeçarja ka marrë një propozim si në përralla nga i dashur i saj, Chris Zylka, me të cilin është në marrëdhënie prej dy vitesh.

Paris dhe Chris kanë qenë duke shijuar pushimet në Aspet të Kolorados, kur aktori është ulur në gjunjë dhe i ka treguar unazën me të cilën i ka kërkuar dorën.

Hillton e ka postuar foton në Instagram, krah të cilës ka shkruar:

Unë thashë Po! Shumë e lumtur dhe e ngazëllyer për fejesën me dashurinë e jetës time. Shoku im më i mirë dhe shpirti im. E përsosur në çdo detaj.

Të përkushtuar, besnikë dhe të dashur. Ndihem vajza më fatlume në botë! Ti je ëndrra ime e realizuar! Faleminderit që më tregove se përralla ekzistojnë.

[gallery columns="1" ids="50144,50145,50146,50147,50148,50149,50150,50151,50152,50153,50154,50155"]