LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 13:20

Big Basta dhe Vesa Luma zbulojnë se çfarë pune bëjnë në Zelandën e Re (Foto)

Big Basta dhe Vesa Luma zbulojnë se çfarë pune bëjnë

Big Basta dhë Vesa Luma pas një kohe të gjatë larg njëri-tjetrit më në fund u bashkuan dhe vazhduan jetën e tyre së bashku me djalin, Lian, në Zelandën e Re.

Vesa është kujdesur vazhdimisht që t’i njoh fansat me jetën e re që po bën në Zelandë. Vazhdimisht ajo poston foto nga shtëpia e tyre e re, nga pushimet që po shijon së bashku me familjen, madje së fundmi na ka treguar edhe punën me të cilën po merret aktualisht.

Në postimet e fundit në “Instagram” Vesa u ka treguar të gjithëve se ajo dhe Big Basta nuk kanë hequr dorë nga muzika. Çifti shihet në një studio muzikore, duke treguar se ndonëse në emigrim, ata vijojnë profesionet e tyre të mëparshme.

“Vit i ri, fillim i ri”, ka shkruar Vesa sipër fotove duke na lënë të kuptohet se me shumë mundësi mund të sjellë së shpejti ndonjë këngë të re.

[gallery ids="50126,50127,50128"]