LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 11:31

Maska me banane që rigjeneron flokët tuaj

Maska me banane që rigjeneron flokët tuaj

Janë disa faktorë që ndikojnë në kualitetin e flokëve tuaj si ndotja e ajrit, ekspozimi në diell, uji me klor, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike etj.

Pavarësisht se shumë nga ne besojmë se produktet kozmetike për flokë kanë efekt, e vërteta është se pothuajse të gjitha ato janë të mbushura me kimikate dhe përbërës të tjerë që më shumë na dëmtojnë flokët se sa na përmirësojnë ato.

Por, ne po ju sjellim një përbërje natyral që është shumë efektiv për të përmirësuar kualitetin e flokëve tuaj, ashtu si edhe i bën mirë lëkurës së kokës tuaj.

Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim.

Mbi të gjitha, u jep flokëve shumë ushqyes dhe vitamina që janë esencial për rritjen e flokëve.

Përbërësit:

  • Një banane e shtypur
  • Lëngu i një limoni
  • 2 litra qumësht

Përgatitja:

Filloni duke e ngrohur qumështin, por kini kujdes të mos e ngrohni shumë. Shtoni më pas bananen e shtypur dhe lëngun e limonit.

Përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Vendoseni maskën në kokë dhe flokë. Masazhojeni butësisht derisa të vëreni se maska ka filluar të absorbohet, më pas mbështillni flokët me letër alumini dhe lëreni të qëndrojnë kështu për 15-30 minuta.

Në fund, pastrojini flokët tuaj me shampon e zakonshme.

Për të pasur rezultate sa më të mira, aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.