LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 13:13

E harroi Rihanna-n! Noizy e quan “tornado” këtë shqiptare (Foto)

E harroi Rihanna-n! Noizy e quan “tornado” këtë shqiptare

Oriola Marashi është sot një prej modeleve më të komentuara në mediat rozë. Interesi për të u rrit pasi modelja iu bashkua grupit të reperit Noizy, OTR.

Pasi u bë pjesë e këtij grupi, Oriola fshiu të gjitha fotot nga Instagrami dhe nisi të publikojë foto edhe më seksi se të parat.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme më një foto që as reperi Noizy nuk i ka rezistuar.

Shprehjen me të cilën ka përshkruar foton e ka modifikuar disi ku në vend se të shkruajë “The girl next door”, ajo ka shkruar “The girl next dootr”, duke futur edhe grupin së cilit i përket.

Nuk mund të mungonte komenti i Noizyt, i cili e ka përshkruar më së miri, duke vendosur një emoji tornado si për të na treguar se Oriola është një tornado e vërtetë.

Modelja, e cila e nisi karrierën e saj në moshën 15-vjeçare si pjesë e “ICON Agency”, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.

[gallery ids="50101,50090,50091,50093,50094,50095,50096,50098,50099,50100"]