TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kinezët kanë përdorur recetën që do të gjeni më poshtë shumë vite më parë, madje konsiderohet si një nga recetat më të suksesshme të mjekësisë alternative në Kinë.
Kjo recetë ka efekt në normalizimin e nivelit të kolesterolit në gjak dhe përmirëson funksionin e zemrës.
Madje është shumë e thjeshtë për tu përgatitur në shtëpi dhe është plotësisht natyrale, pa asnjë efekt anësor në organizëm.
Përbërësit:
Përgatitja:
Qërojeni hudhrën dhe prijeni në copë të mëdha. Më pas pastroni limonët dhe vendosni ata të qëndrojnë në ujë me pak sodë bikarbone ose e njohur si sodë e bukës në ujë.
Lërini të qëndrojnë për një orë, më pas largoni nga uji limonët dhe priteni në copë.
Në të njëjtën kohë nxeheni sasinë e ujit dhe më pas shtoni copat e prera të limonit dhe hudhrës në ujin e nxehtë.
Vendosini më pas sërish në zjarr dhe lërini të zihen në temperaturë të ulët por mos e lëni të valojë uji.
Pas zierjes për 15 minuta, largojeni. Pas pak minutave, vendoseni këtë lëng në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës.
Kullojeni lëngun në mëngjes dhe konsumoni 50 ml nga ky lëng tri herë në ditë, para ushqimit.